Statistika të jashtëzakonshme nga Messi e Suarez këtë sezon në La Liga

Futboll

Statistika të jashtëzakonshme nga Messi e Suarez këtë sezon në La Liga

Më: 9 maj 2018 Në ora: 18:40
Messi dhe Suarez

Barcelona është kampione në La Liga për edicionin 2017/18 ndërsa dy yjet që shkëlqyen më së shumti deri tani janë Leo Messi dhe Luis Suarez.

Barcelona e udhëehequr nga Messi nuk ka asnjë humbje kët edicion në La Liga, derisa synon që ta mbyllë edicionin e pamposhtur dhe të bëjë një rekord që deri tani e kishte vetëm Arsenali i ëengerit nga ligat kryesore evropiane.

Suarez dhe Messi janë të vetmit lojtarë në La Liga që kanë gola dhe asisite dyshifrore.

Ylli argjentinas ka realizuar 33 gola dhe ka dhuruar 12 asiste, ndërsa ‘El Pistolero’ ka 24 gola dhe 10 asiste.

Ndryshe, Barça sonte luan ndeshjen e radhës në La Liga dhe kundërshtari i saj është Villareal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat