Juventusi ka fituar trofeun e Kupës së Italisë për të katërtën herë radhazi.
”Zonja e Vjetër” e mposhti në finale Milanin me rezultatin e thellë 4-0.
Nota më e lartë në këtë i takoi mbrojtësit, Med’hi Benatia, i cili shënoi dy gola sonte. Marokieni u vlerësua me notën 9.1, pas tij renditet Douglas Costa me 9.0.
Kurse nota me dobët në këtë ndeshje i takoi Gianluiggi Donnarummas i cili bëri dy gabime që i kushtuan me gol. Portieri italian mori notën 5.3.