Katërshja e Barcelonës në Serie A?

Futboll

Katërshja e Barcelonës në Serie A?

Më: 10 maj 2018 Në ora: 12:33
Gomes, Deulofeu, Digne dhe Vidal

Gomes, Deulofeu, Digne dhe Vidal do të largohen nga Barca, Serie A është destinacioni i mundshëm i tyre.

Andre Gomes, Aleix Vidal, Lucas Digne dhe i huazuari në Premierligë, Gerard  Deulofeu – do të largohen përfundimisht nga Barcelona, raporton Marca.

Sipas Marcas, Milani është duke u interesuar për ta kthyer në San Siro Deulofeun, teksa Gennaro Gattuso e pëlqen edhe mesfushorin, André Gomes.

Në Serie A mund të transferohen edhe Aleix Vidal e Lucas Digne, i pari është në planet e Romës, kurse mbrojtësi i majtë francez monitorohet nga Juventusi.

Barça pritet të bëjë spastrime dhe katërshja në fjalë janë të parët që do të largohen gjatë verës nga “Camp Nou”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat