Iniesta afër vendimit

Futboll

Iniesta afër vendimit

Më: 11 maj 2018 Në ora: 10:46
Andres Iniesta

Andres Iniesta pohon që i duhet të mendojë shumë në dhjetë ditët e ardhshme lidhur me të ardhmen e tij në futboll.

Kapiteni i Barcelonës do të largohet nga kampionët e La Ligës pas përfundimit të këtij stinori, dhe ka refuzuar që ta përjashtojë ndonjë destinacion, përpos Evropës.

“Gati se kam ardhur në fund me angazhimin tim me Barcelonën”, tha Iniesta të entjen.

“Është e vërtetë që ka oferta të ndryshme për të cilat duhet të mendoj javën tjetër, 10 ditë, do të provoj që të vendos se cila është më e mira për mua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat