Prizreni vlon nga shikuesit

Futboll

Prizreni vlon nga shikuesit

Më: 11 maj 2018 Në ora: 15:23
Pamej nga shkuarja në Prizren

Pak minuta  para fillimit të ndeshjes ndërmjet Lirisë dhe Prishtinës, e vlefshme për javën e parafundit të Kampionatit të Kosovës në futboll, interesimi i tifozëve të skuadrës kryeqytetase është jashtëzakonisht i madh. Numër i madh i autobusëve janë parë të renditur, të gatshëm për t’u nisur drejt Prizrenit.

“Plisat” kanë paralajmëruar përkrahje të madhe, madje e kanë krahasuar me atë të vitit 1983 kur Prishtina ishte inkuadruar në Ligën e Parë të ish-Jugosllavisë. Prishtinën vetëm fitorja në Prizren e mban në luftë për titullin e kampionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat