Zabërgja: KEK-u e meriton elitën!

Futboll

Zabërgja: KEK-u e meriton elitën!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 maj 2018 Në ora: 18:40
Enis Zabërgja

KEK-u nga Kastrioti pothuajse është gati për ta festuar rikthimin në elitën e futbollit. KF KEK-u e mban vendin e dytë me 62 pikë, ka një me pak se lideri Ballkani dhe tri më shumë se Vushtrria dy javë pa përfunduar edicioni në Ligën e Parë të Kosovës. Sulmuesi i KEK-ut, Enis Zabërgja, tha se janë shumë afër elitës, por e pret sfidën me Fushën Kosovën dhe në fund me Ramiz Sadikun, që ta sigurojnë edhe matematikisht rikthimin në elitë.

“Bota sot”: KEK-u me një këmbë në elitë, si e sheh në dy javët e fundit?

Enis Zabërgja: Normal se KEK-u është afër Superligës, por ne nuk jemi euforik, i presim më qetësi edhe këto dy ndeshjet e fundit. E para, ta japim maksimumin në ndeshjen e ardhshme (të dielën) kundër Fushë Kosovës dhe respekt për ekipin e Fushë Kosovës sepse ka ekip të mirë, ekip me traditë. Neve na duhet t’i japim 120 për qind dhe besoj se na vyen më shumë edhe ndoshta kemi përparësi për shkak se Fushë Kosova nuk ka ambicie dhe na konvenon edhe barazimi.

“Bota sot”: A jeni në presion të dy ndeshjeve të fundit?

Enis Zabërgja: Normal se ka presion, por normal na duhet ta menaxhojmë presionin edhe të hyjmë me qetësi në këto ndeshje, që ta sigurojmë edhe matematikisht elitën, atëherë mund ta nisim festën.

“Bota sot”: Prej sulmuesve më të mirë, një periudhë të gjatë në skuadrat e elitës, në KF Hysi, Trepçë, në KF Llapi, Hajvali, Drenicë, që besa edhe në kombëtare të Kosovës, sa ishte e vështirë të luhet në Ligën e Parë sidomos kishte presion në ndeshjet si mysafirë?

Enis Zabërgja: Normal se ka qenë e vështirë për mu prej Superligës me luajtur në ligën e parë, ku dihet që ka shumë probleme të ndryshme, duke u nisur nga fushat e papërshtatshme për lojë, edhe presione të ndryshme. Siguria nuk ka qenë nivel e shumë tjera, po edhe futbolli i ligës parë nuk është Fair – Play, ka shumë padrejtësi, gjyqtarët janë më ndryshe dhe lejohet futboll shumë më i ashpër se në Superligë.

“Bota sot”: A do të jetë me KEK-un më atraktive elita?

Enis Zabërgja: Normalisht KEK-u ka bagazh në Superligën e Kosovës është ekip me traditë në futbollin tonë dhe KEK-u do të jetë shumë i vështirë për çdo kundërshtarë.  KEK-u e meriton elitën për shkak të infrastrukturës. Besoj se elita do të jetë shumë më atraktive se vjet me KEK-un.

“Bota sot”: Njiheni si futbollist që nuk përtoni mi ndërruar klubet, do t'i qëndroni besnikë KEK-ut?

Enis Zabërgja:  Një gjë është e vërtet se unë si të hynë KEK-u në Superligë që kam dhe të kam oferta. Oferta kam deri me tash edhe ende nuk është kryer edicioni, por së pari do të ulem me fol me kryesinë, pra me presidentin e klubit Arben Shahini, të shohim çka do të bëhet.

“Bota sot”: Sa jeni i kënaqur me kushtet në ekip dhe a jeni pishman që keni luajtur në Ligë të parë?

Enis Zabërgja: Jam shumë i kënaqur deri tani me kushtet me të gjithë shokët në klub, lojtarët, stafin, edhe kemi kaluar shumë mirë edhe pse ka qenë shkurt kjo sezon, por jam ambientuar shumë mirë. Nuk jam pishman hiq edhe është kënaqësi që po kthehet ky klub me këta djem në elitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat