Superliga e Kosovës në futboll, vazhdon me dy ndeshje

Futboll

Superliga e Kosovës në futboll, vazhdon me dy ndeshje

Më: 12 maj 2018 Në ora: 09:01
Ilustrim

Sot do të luhen dy ndeshjet e planifikuara të javës së 32-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshjet do të jenë tejet interesante pasi që do të luhet për ti ikur barazhit dhe për te mbetur edhe për një sezon në Superligë.

Gjilani do ta presë Drenicën në stadiumin e qytetit në Gjilan. Gjilani i cili është i rrezikuar që të mbetet në barazh pasi ka vetëm dy pikë më pak se skuadra e Vëllaznimit e cila momentalisht gjendet në pozitën që dërgon në barazh, do të kërkojë fitore ndaj skuadrës së Drenicës e cila ka dy pikë më shumë, por që matematikisht edhe Drenicakët rrezikojnë ende të mbesin bë barazh.

Ndërsa ndeshja tjetër zhvillohet në Drenas, ku skuadra e cila sezonet e më parshme luftonte për titull tanimë po lufton për ti ikur barazhit dhe kjo skuadër është skuadra e Feronikeli e cila do të ndeshet me gjakovarët e Vëllaznimit, të cilët pas ardhjes së trajnerit Gani Sejdiu nuk din për humbje, ndërsa Feronikeli ende nuk e ka shijuar fitoren me trajnerin Starova.

Mbetet të shihet se cilat skuadra do të rrezikojnë më shumë për te mbetur në barazh pas kësaj xhiroje, por një gjë është e sigurt se këto ndeshje do të luftohet me mish e shpirt nga të gjitha skuadrat.

Të dyja ndeshjet e sotme fillojnë nga ora 16:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat