Juventus dëshiron të ribashkohet me Moratan

Futboll

Juventus dëshiron të ribashkohet me Moratan

Më: 13 maj 2018 Në ora: 08:27
Alvaro Morata

Juventusi shpreson se këtë verë do të ndodhë ribashkimi me sulmuesin Alvaro Morata.

Sky Sports raporton se “Zonja e Vjetër” është e etur ta kthejë në klub sulmuesin e Chelseat, Alvaro Moratan.

Spanjolli luajti për Juventusin në Serie A për dy vite para se të kthehej në Real Madrid e pastaj të shitej në Chelsea një vit më pas.

Por, Morata ka pasur një sezon plot pavazhdimësi në Premierligë dhe Juve shpreson se ai do të pranojë të kthehet në Itali me Mario Mandzukicin që pritet të largohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat