Derbi shqiptar në Çair

Futboll

Derbi shqiptar në Çair

Më: 13 maj 2018 Në ora: 13:15
Ekipi i Shkupit

Skuadra e futbollit Shkupi është në një seri pozitive, në pesë ndeshjet e fundit ka marrë dy fitore dhe ka tri barazime, ndërsa në kuadër të javës së 34-të, është nikoqire e skuadrës së Renovës.

Kur kanë mbetur edhe tri javë deri në fund të kampionatit dhe është arritur objektivi i mbijetesës, ndërsa ende është e hapur mundësia që të kapet një pozitë që dërgon në garat evropiane, Shkupi do të luajë tri ndeshjet e fundit si të jenë tri finale të mëdha.

Fillimisht të dielën në Çair është mysafire Renova, ndeshje kjo e cila duhet fituar dhe më pas për të vazhduar me ndeshjet e radhës.

Andaj në skuadër pas fitores së lartë 5:2 ndaj Pelisterit në mesjavë, mbretëron një optimizëm i madhe dhe me atmosferë pozitive pritet ky duel, ku objektiv i vetëm janë tri pikët.

Për këtë ndeshje ka folur ndihmës trajneri Orhan Abdi, i cili ka potencuar se skuadrës tani më i është kthyer vetëbesimi dhe se fitorja është alternativë e vetme.

“Ndeshja ndaj Renovës vërtet është e një rëndësie të veçantë për ne, por ne kemi besim të madh në skuadrën tonë. Ne kemi luajtur kundër Renovës dhe e dimë se çfarë kualiteti kanë ata dhe do të futemi me shumë respekt në këtë përballje, mirëpo dua të them se nuk presim asgjë përveç tri pikëve dhe jam i bindur se do ti arkëtojmë ato. Këtë e them duke u bazuar pas ndeshjes së mirë që luajtëm ndaj Pelisterit duke shënuar fitore me rezultat pozitiv që na e ktheu vetëbesimin se Shkupi mundet ta fitojë çdo lojë”, ka thënë ndihmëstrajneri Abdi. Për duelin e të dielës skuadrës së Shkupit i kthehet Ermedin Adem i cili shkaku i pesë kartonëve të verdhë mundoi ndaj Pelisterit, ndërsa mungesë e vetme pritet të jetë Edis Maliqi, i cili në ndeshjen e fundit mori një lëndim në kavilje dhe është në dyshim për këtë sfidë.

Dueli Shkupi – Renova luhet të dielën me fillim në orën 16:30 në stadiumin e Çairit, ndërsa drejtësinë e kësaj ndeshje do ta ndajë Dejan Jakimovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat