Juventusi edhe zyrtarisht kampion i Italisë, për të shtatën herë radhazi - Bota Sot
Juventusi edhe zyrtarisht kampion i Italisë, për të shtatën herë radhazi

Futboll

E hënë, 22 tetor 2018

Juventusi edhe zyrtarisht kampion i Italisë, për të shtatën herë radhazi

Më: 13 maj 2018 Në ora: 22:45
Juventusi e fitoi edhe Kupën e Italisë (Foto: Getty Images)

Juventusi është shpallur edhe matematikisht kampion i Serie A për sezonin 2017/2018, një xhiro para përfundimit të kampionatit italian.

Zonja e Vjetër kishte nevojë për një pikë të vetme në duelin ndaj Romës për ta siguruar Scudetton e 34 zyrtare (kur kihet parasysh se dy tituj i janë revokuar si pasojë e skandalit Calciopoli).

Gjysma e parë nuk prodhoi shumë raste shënimi. Një mundësi të mirë e pati Paulo Dybala, ndërsa nga ana tjetër rrezikoi Aleksandar Kolarov me një gjuajtje të lirë.

Në fillim të gjysmës së dytë, Dybala e futi topin në rrjetë, por u anulua për pozitë jashtë loje. Një moment për t’u përmendur në pjesën e dytë ishte përjashtimi i Radja Nainggolan me kartonin e dytë të verdhë (68′).

Ndërkaq, deri në fund të sfidës, asnjëra nga skuadrat nuk arriti të shënonte gol (0-0) dhe në këtë mënyrë, Bianconerët e morën pikën e nevojshme për t’u shpallur kampion për sezonin e sivjetmë në Serie A.

Ky ishte trofeu i shtatë radhazi i Juventusit në Serie A, meqë nga sezoni 2011/2012, është klubi i vetëm që i është gëzuar titullit të Italisë këto vite.

Në këtë sezon, bardhezinjtë e kanë fituar edhe Kupën e Italisë pas triumfit ndaj Milanit në finale, ndërsa në Ligën e Kampionëve u eliminuan në çerekfinale nga Real Madridi.

Në ndeshjen tjetër, Napoli e mposhti Sampdorian me rezultat 2-0, por mbeti katër pikë prapa Zonjës së Vjetër kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje për t’u zhvilluar (vetëm tri pikë janë në lojë). 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test