Juventusi nuk e lëshon Dybalan, “është e ardhmja e klubit”

Futboll

Juventusi nuk e lëshon Dybalan, “është e ardhmja e klubit”

Më: 14 maj 2018 Në ora: 16:21
Dybala

Dybala nuk do të largohet nga “Zonja e Vjetër”, thotë Marotta, i cili kërkon që Juve të arrijë në nivelin e Real Madridit dhe këtë nuk mund ta bëjë duke e shitur talentin argjentinas.

Drejtori gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, ia ka bërë të qartë PSG-së se Paulo Dybala nuk do të lëvizë nga “Zonja e Vjetër”.

Në një intervistë për La Gazzetta dello Sport, Marotta tha se synimi i Juves sezonin e ardhshëm është Champions League dhe për të arritur në nivelin e Real Madridit, që e konsideron klubin më të mirë në botë, duhet t’i mbajnë lojtarët premtues si Dybala dhe Bernardeschi.

“Viteve të fundit kemi qenë shumë afër triumfit në Champions, është dëshirë e klubit, lojtarëve, trajnerit e tifozëve, por është shumë e vështirë. Championi është objektivi numër një sezonin e ardhshëm”, tha Marotta.

“Për të konfirmuar se duam të konkurrojmë me klubet më të mira, shembull Real Madridin, që momentalisht është klubi më i mirë në botë dhe mund ta fitojë sërish Championsin, duhet t’i mbajmë në skuadër më të mirët dhe të investojmë për të ardhmen dhe e ardhmja janë Paulo Dybala e Bernardeschi, që ende nuk kanë kapur moshën 26 vjeçare kështu që ata do të qëndrojnë këtu”, shtoi mes tjerash Marotta.

Marotta foli edhe për penalltinë e Lucas Vasquez. “Reali ishte superior, këtë e tregojnë rezultat e viteve të fundit. Është afër që ta fitojë sërish Championsin”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat