Robinho: Transferimi i Neymarit te Reali do ishte perfekt për të dyja palët

Futboll

Robinho: Transferimi i Neymarit te Reali do ishte perfekt për të dyja palët

Më: 15 maj 2018 Në ora: 00:00
Robinho dhe Neymar

Ish-sulmuesi i Real Madridit, Robinho shpreson ta shohë yllin e Paris Saint-Germain, Neymar, të bashkohet me klubin e tij të vjetër këtë verë.

Neymar u largua nga Barcelona në drejtim të PSG-së verën e kaluara për një shifër rekord botëror prej 222 milionë eurosh.

Megjithatë, e ardhmja e tij ka qenë shumë e përfolur me një largim nga Parc des Princes dhe është lidhur shumë me një transferim te Real Madridi.

Ish-ylli brazilian, Robinho, beson se në rast transferimi të Neymarit në Santiago Bernabeu, do të përfitonin edhe Reali edhe bashkëkombësi i tij.

“Do të ishte një transferim ideal për të dyja palët”, ka thënë fillimisht Robinho për Goal.com.

“Vendin i Real Madridit në skenën botërore është në krye. Real Madridi do të qëndronte në kryer edhe pa Neymarin, por nëse ai shkon, do të jetë transferim perfekt për të gjithë”.

“Nuk di asgjë, asgjë më shumë se ju, asgjë, thjesht dua ta shoh atë të luajë futboll dhe të jetë i lumtur duke luajtur futboll”.

“Unë nuk dua asgjë tjetër për të”, përfundoi ish-ylli i Real Madridit dhe Milanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat