Kone largohet nga Feronikeli - Bota Sot
Kone largohet nga Feronikeli

Futboll

E hënë, 22 tetor 2018

Kone largohet nga Feronikeli

Më: 15 maj 2018 Në ora: 06:36
Ben Hamed Kone

Ben Hamed Kone i cili kishte ardhur me shumë bujë te Feronikeli në këtë dimër, do të largohet në fund të këtij sezoni.

Klubi është ndarë mirë me lojtarin duke i thurur lavde edhe pse Feronikeli me të e siguroi mbijetesën vetën në javën e fundit.

Feronikeli e ka konfirmuar se ai do ta vazhdojë karrierën në Zvicër.

“Duke e falënderuar për kontributin e madh të dhënë dhe për energjinë e treguar në fushë, klubi njofton që pas përfundimit të këtij kampionati, Ben Hamed Kone nuk do të jetë më pjesë e Feronikelit”.

“Për këta muaj sa qëndroi tek klubi ynë, ai u adaptua shumë lehtë me lojën dhe u familjarizua shumë shpejt me lojtarët, por aventura e tij në klubin dhe shtetin tonë përfundon këtu”.

“Ne e falënderojmë për atë që ka bërë për Feronikelin dhe i dëshirojmë fat në kampionatin zviceran, ku do ta vazhdojë karrierën e mëtutjeshme”, thuhet në njoftim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test