Ukraina zyrtarizon listën e lojtarëve kundër Shqipërisë - Bota Sot
Ukraina zyrtarizon listën e lojtarëve kundër Shqipërisë

Futboll

E enjte, 18 tetor 2018

Ukraina zyrtarizon listën e lojtarëve kundër Shqipërisë

Më: 16 maj 2018 Në ora: 12:00
Andriy Shevchenko

Zyrtarizohet lista e lojtarëve të grumbulluar nga Kombëtarja e Ukrainës për ndeshjet miqësore që do të luaj gjatë muajit qershor, ku njërën prej këtyre përballjeve e ka kundrejt Kombëtarës së Shqipërisë. 

Në listën e trajnerit Andriy Shevchenko binte ne sy grumbullimi i 19-vjeçarin, Nikolai Shaparenko që luan me Dynamo e Kievit.

Më poshtë është lista me emrat e lojtarëve të grumbulluar nga Kombëtarja Ukrainase.

Portierë: Andri Pjatov (Shakhtar Donjetck), Denis Bojko (Dinamo Kiev), Andrey Lunin (Zoria).

Mbrojtës: Jaroslav Rakitski, Bogdan Butko, Sergej Krivtsov, Mikola Matvijenko (Shakhtar Donjetck), Mikita Burda, Artem Shabanov (Dinamo Kiev), Aleksander Karavajev (Zoria), Eduard Sobol (Slavia Pragë).

Mesfushorë: Viktor Tsigankov, Vitali Bujalski, Vladimir Shepelev, Nikolai Shaparenko (Dinamo Kiev), Taras Stepanenko, Viktor Kovalenko, Marlos (Shakhtar Donjeck), Andri Jarmolenko (Borusia Dortmund), Jevhen Konoplianka (Shalke), Ruslan Malinovski (Genk), Oleksandr Zinçenko (Mançester Siti).

Sulmues: Artem Biesiedin (Dinamo Kiev), Roman Jaremçuk (Gent), Evgeni Seleznev (Akhisar Beledispor).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test