Maradona nënshkruan me klubin nga Bjellorusia

Futboll

Maradona nënshkruan me klubin nga Bjellorusia

Më: 16 maj 2018 Në ora: 12:08
Diego Armando Maradona

Legjenda e futbollit argjentinas do të nisë një punë të re në Bjellorusi.

Diego Armando Maradona është larguar nga Al Fujairah në Emiratet e Bashkuara Arabe, për të ardhur tashmë në Evropë.

Ai ka nënshkruar me ekipin bjellorus Dinamo Brest, që renditet në pozitën e tetë në Superligën e këtij vendi.

Maradona do të jetë president i ri i klubit nga Brest si dhe do të punojë në struktura të ndryshme të klubit duke përfshirë edhe akademinë e fëmijëve.

El Pibe D’oro, ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me Dinamo Brest dhe do ta nisë punën e re që nga sezoni tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat