Gjiganti italian transferon talentin e Dinamo Zagreb - Bota Sot
Gjiganti italian transferon talentin e Dinamo Zagreb

Futboll

E enjte, 18 tetor 2018

Gjiganti italian transferon talentin e Dinamo Zagreb

Më: 16 maj 2018 Në ora: 13:49
Ante Coric

Roma ka bërë goditjen e parë në merkato për sezonin e ardhshëm.

Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, blerja e parë në rend kronologjik është Ante Coric. Të dhënat e fundit tregojnë se klubi verdhekuq ka arritur marrëveshjen me Dinamon e Zagrebit dhe do të paguajë 7 milionë euro, plus bonuese për futbollistin e lindur në vitin 1997.

Coric, që nga shumë specialistë konsiderohet si pasardhësi i Luka Modric, pëlqehet nga trajneri Di Francesco dhe mendohet se do të jetë e ardhmja e mesfushës së Romës, duke parë moshën e Strootman dhe Nainggolan, që nuk mund të qëndrojnë gjatë në nivele të larta.

Monchi ka nxituar të plotësojë kërkesat ekonomike të Dinamos, për të shmangur konkurrencën e klubeve të tjera dhe mendohet se është një tjetër lëvizje e goditur e tij, si blerja e Under në verën e kaluar. Coric do të fitojë 1 milionë euro në sezon te Roma dhe prezantim i tij pritet të bëhet në fund të muajit maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test