Nëse arrin Ligën e Kampionëve, Gundogan dhuratë për Spallettin

Futboll

Nëse arrin Ligën e Kampionëve, Gundogan dhuratë për Spallettin

Më: 16 maj 2018 Në ora: 13:53
Ilkay Gundogan

Interi luan këtë javë ndeshjen kryesore të stinorit përballë Lazios.

Pronarët e Interit, i kanë premtuar Luciano Spalletit se do të sjellin lojtarë të mëdhenj në ekip, nëse skuadra ia del të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Corriere dello Sport, shkruan se dhurata e parë për trajnerin e zikaltërve, do të jetë mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan.

Reprezentuesi gjerman mund të largohet nga City gjatë verës dhe Interi pritet të bëjë një ofertë që do t’i bindë kampionët e Anglisë, për ta shitur atë.

Përveç Gundogan, Interi po mendon ta kthejë përsëri në Milano edhe mesfushorin kroat Mateo Kovaçiç.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat