Bukuroshja dhe zëdhënësja uron Shqipërinë etnike: Sa më pak urrejtje...

Futboll

Bukuroshja dhe zëdhënësja uron Shqipërinë etnike: Sa më pak urrejtje...

Nga: Kemajl Goca Më: 16 maj 2018 Në ora: 14:00
Jona Dervishi

Bukuroshja dhe zëdhënësja e Federatës së Futbollit Shqiptar, Jona Dervishi, tha se muaji i agjërimit është muaj i shenjtë dhe lutet që të ketë sa më pak urrejtje e xhelozi mes shqiptarëve.  

“’Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë!’ (El-Bekare, 286). Me këtë citim, dua të Uroj gjithë besimtarët Myslimanë, për Muajin e Shenjtë të Ramazanit që nis Sot! Uroj me zemër agjëruesit, qoftë i lehtë e i pranueshëm. Uroj çdo shqiptar kudo që ndodhet i Shqipërisë Etnike,  por edhe besimtar kudo qoftë, që ky Muaj i mëshirës dhe i madhështisë së ndjenjës njerëzore të trokasë në çdo familje. Sa më pak urrejtje, sa me pak xhelozi, sa me pak varfëri në sofrat shqiptare. Sa më shumë vëllazëri, paqe, dashuri, e mbi të gjitha sakrificë.

Të ndihmojmë me sa mundemi ata që kanë më shumë nevojë, qoftë materiale e qoftë shpirtërore. Le te Lutemi për të gjithë ata që sot vuajnë, për çdo mëkatar të penduar, për çdo shpirt të lënduar... Sepse Ky Muaj ndaj e ka këtë veçanti, sepse ushqehet me falje, mirësi e mëshirë!”, shkruan zëdhënëse e Federatës së Futbollit Shqiptar, Jona Dervishi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat