PSG tenton transferimin e Savic

Futboll

PSG tenton transferimin e Savic

Më: 16 maj 2018 Në ora: 14:56
Sergej Milinkovic-Savic

Sergej Milinkovic-Savic është padyshim mesfushori më i spikatur në Evropë për këtë sezon dhe njëri prej futbollistëve më të kërkuar në merkaton e verës, që pritet të startojë muajin e ardhshëm.

Pas Juves dhe Manchester United, në garë për serbin është shfaqur edhe PSG. Sipas asaj që shkruan L’Equipe, Milinkovic duhet të plotësojë vendin e lënë bosh nga Thiago Motta, edhe pse nuk kanë të njejtat karakteristika, por është një futbollist që pëlqehet shumë nga trajneri Tuchel.

Milinkovic pritet të jetë një nga goditjet më të forta të merkatos dhe preidenti Lotito po fërkon duart, pasi vlera e paracaktuar për të është 100 milionë euro. Dhe kur flitet për miliona, duket se edhe PSG mund të lëkundet. Pas shpenzimeve marramendëse me Neymar për parizienët kanë rënë këmbanat e alarmit e Fair Play Financiar.

UEFA në fakt do të procedojë me një gjobë në dëm të PSG dhe nëse ajo është një gjobë e pranueshme, sheikët do të investohen për serbin, duke shfrytëzuar edhe manaxherin portugez Jorge Mendes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat