Komiteti Ekzekutiv përcakton datat e sezonit të ardhshëm

Futboll

Komiteti Ekzekutiv përcakton datat e sezonit të ardhshëm

Më: 16 maj 2018 Në ora: 16:15
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar se ditën e sotme, Komiteti Ekzekutiv ka përcaktuar sot zyrtarisht datat e fillimit dhe të mbarimit të sezonit të ardhshëm futbollistik për Kategorinë Superiore dhe të Parë.

Sektori përkatës vendosi që Kategoria Superiore e edicionit 2018-2019 të nisë në datën 19 gusht 2018 dhe të përfundojë në 25 maj 2019. Faze e tretë e Superiores, pas pauzës dimërore do të nisë më 26 janar të vitit 2019. .

Edicioni i ardhshëm i Kategorisë së Parë do të startojë në datë 9 shtator dhe do të përfundojë në 11 maj 2019. Po kështu, anëtarët e KE vendosën që ndeshja finale e Superkupës së Shqipërisë të luhet në datë 12 gusht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat