Messi shpjegon dominimin e Realit në Champions - Bota Sot
Messi shpjegon dominimin e Realit në Champions

Futboll

E mërkurë, 24 tetor 2018

Messi shpjegon dominimin e Realit në Champions

Më: 16 maj 2018 Në ora: 17:04
Leo Messi

Leo Messi, në një intervistë për argjentinasen TyC Sports shpjegoi arsyet pse Reali i Madridit ka dominuar Ligën e Kampioneve dy vitet e fundit, në tentativë për ta fituar 3 herë radhazi.

Ylli i Barcelonës tha: “E para, Reali ka lojtarët më të mirë të botës në çdo pozicion. E dyta, Reali fiton edhe duke luajtur keq. Një ndeshje të dobët, Reali e kapërcen, ndërsa neve na kushton shumë të fitojmë nëse nuk luajmë mirë. Ne duhet të jemi shumë më superior se kundërshtari për të fituar”.

Reali do të ndeshet në finale me Liverpool, ndërsa Barcelona u eleminua nga Roma në çerekfinalen e Champions-it, duke shkaktuar surprizën e turneut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test