Vazhdojnë zërat e merkatos për Gianluigi Donnarumma, portierin e Milan, i cili duket gjithnjë e më larg kuqezinjve.
Sipas asaj që bën të ditur “Daily Mirror”, Liverpool, finalistja e Champions League, është gati të shpenzojë 70 milionë euro për numrin 99 të Milan, aq sa kërkojnë drejtuesit e ekipit italian.
Të shohim nëse ky “thashethem” do të vërtetohet në ditët e ardhshme, pasi është përfolur edhe për një interesim të Paris Saint-Germain për portierin italian, që janë gati të sakrifikojnë Edinson Cavani për të marrë Donnarumma.