Sistemi ”VAR” edhe në Ligën e Kampionëve? Vjen lajmi i madh nga UEFA - Bota Sot
Sistemi ”VAR” edhe në Ligën e Kampionëve? Vjen lajmi i madh nga UEFA

Futboll

E mërkurë, 24 tetor 2018

Sistemi ”VAR” edhe në Ligën e Kampionëve? Vjen lajmi i madh nga UEFA

Më: 16 maj 2018 Në ora: 18:16
Sistemi ”VAR”

Nënkryetari i UEFA-s, Michele Uva, deklaroi se sistemi VAR në Ligën e Kampionëve është i pashmangshëm.

Ka pasur thirrje në rritje për teknologjinë që të përdoret edhe në Ligën e Kampionëve, sidomos pas eliminimit  të Juventusit, Romës dhe Bayern Munich nga vendime gjyqësore të diskutueshme.

“Po flasim për këtë, kjo është një çështje që diskutohet në takime të ndryshme, përfshirë edhe atë që kemi sot”, tha Uva për Sky Sport Italia, transmeton Sovrani.info

“Ne e dimë se jemi në një pikë pa kthim, VAR do të futet herët a vonë, por duhet ta bëjmë kur ka një numër të mjaftueshëm të gjyqtarëve dhe federatave të përgatitur për të mbuluar garën”.

“Nëse do të jetë pjesë e gjithë turneut apo vetëm në një pjesë të tij, kjo është diçka që ne ende duhet të vendosim, por mendoj se investimi në VAR është i pashmangshëm dhe ne do ta shohim së shpejti”, deklaroi Michele Uva.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test