Shkëndija nuk ka mëshirë për rivalin vendas

Futboll

Shkëndija nuk ka mëshirë për rivalin vendas

Nga: Kemajl Goca Më: 16 maj 2018 Në ora: 18:37
Ferhan Ibraimi

Kampioni i ri i Maqedonisë, Shkëndija nga Tetova, fare nuk tregoi respekt për rivalin vendas, Renovën nga Xhepçishti.  Kuqezinjtë triumfuan me rezultat 3:0 në ndeshjen e javës së parafundit (35) të kampionatit.

Futbollistët Besart Ibraimi (18’ e 20’) dhe Stenio Junior (30’) janë protagonistët e kësaj fitore. 

Shkëndija është bindshëm në kreun e tabelës me 88 pikë ose ka 32 më shumë se Vardari në pozitën e dytë, kurse Renova renditet në pozitën e shtatë me 41 sosh. Besart Ibraimi është shumë afër kurorës së shënuesit më të mirë në ligë, prinë në listën me 23 gola, tri më shumë se bashkëlojtari i tij, Ferhan Hasani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat