Serbisë i del punë edhe me Xherdan Shaqirin dhe shokët e tij - Bota Sot
Serbisë i del punë edhe me Xherdan Shaqirin dhe shokët e tij

Futboll

E hënë, 22 tetor 2018

Serbisë i del punë edhe me Xherdan Shaqirin dhe shokët e tij

Nga: Kemajl Goca Më: 17 maj 2018 Në ora: 11:17
Xherdan Shaqiri

Serbisë i del punë edhe me djemtë e artë shqiptarë që ka kombëtarja e Zvicrës. Serbisë po i frynë fortë nga shqiptarët dhe portali serb ka bërë edhe një përshkrim dje për  futbollistët Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Valon Behramin, Admir Mehmedin, Albian Ajetin dhe Blerim Xhemailin. Sipas portalit ‘Kurir’, që shkarravit dhe e quan Kosovën Metohi, dëshmon edhe një herë shovenizmin serb dhe urrejtjen e tyre.  

Image

Kombëtarja e Zvicrës

Ky portal mes të tjera shkruan: “Ekipi zviceran do të luajë edhe me  "Shqiponjat" në Kupën e Botës – Rusia 2018, si Xhaka, Behrami, Shaqiri dhe Ajeti, që janë me origjinë nga Kosova, ndërsa Xhemajli dhe Mehmedi janë të lindur në Maqedoni. Trajneri Vlladimir Petkoviç ka publikuar listën për FIFA të 35 kandidatëve, ku prej tyre do të zgjidhen 23. Federata e Futbollit Zviceran në llogarinë e saj në Twitter njoftoi se lista definitive e udhëtarëve për Kupën e Botës do të shpallet më 4 qershor, dhe se përgatitjet fillojnë në Lugano dhe do të zgjasin nga 27 maj deri më 8 qershor”. 

Image

Granit Xhaka

 

Trajneri Vladimir Petkoviç llogari në Xhakën e Arsenalit, Valon Behrami nga Udinese, Xherdan Shaqirin e Stokes dhe Albian Ajetin e Baselit, Blerim Xhemaili e Bologna-s si dhe Admir Mehmedin e Wolfsburg-ut. “Në 11-shin e parë mund të jenë: Granit Xhaka, Blerim Xhemaili, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri dhe Admir Mehmedi, ndërsa Albian Ajeti është shpresë e re, i cili nuk ka luajtur asnjë lojë të vetme për ekip të Zvicrës”, shkruan mes të tjera ‘Kurir’. “Ajo që është veçanërisht interesante për ekipin e futbollit të Serbisë është se do të kenë përballë gjashtë shqiptarë, të cilët do të përpiqen t’i provokojnë lojtarët tanë”, shkruan më tej.  Zvicra është në grupin E me Brazilin, Serbinë dhe Kosta Rikën. Ky farë portali ka paraqitur edhe nga vijnë futbollistët shqiptar.

Gjysma e ekipit kombëtar me shqiptar:

Granit Xhaka

I lindur në Basel

Origjina nga Kosova

Ndeshje: 61

Klubi: Arsenal

Pozicioni: mesfushor

Blerim Xhemaili

Lindur: Tetovë

Origjina: Maqedonia

Ndeshje: 63

Klubi: Bologna

Pozicioni: mesfushor

Valon Behrami

Lindur: Mitrovicë

Origjina: Kosova

Ndeshje: 73

Klubi: Udinese

Pozicioni: mesfushor

 Xherdan Shaqiri

I lindur: Gjilan

Origjina: Kosova

Ndeshje: 68

Klubi: Stoke

Pozita: sulmues krahu

 Admir Mehmedi

Lindur: Gostivar

Origjina: Maqedonia

Ndeshje: 49

Klubi: Wolfsburg

Pozicioni: sulmues

Albian Ajeti

Lindur: Basel

Origjina: Kosova

Ndeshje: /

Klubi: Basel

Pozicioni: sulmues

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test