FFK në një anë fton tifozerinë të jetë sa më shumë në stadiume, në anën tjetër ua mohon të drejtën të jenë prezent!

Futboll

FFK në një anë fton tifozerinë të jetë sa më shumë në stadiume, në anën tjetër ua mohon të drejtën të jenë prezent!

Nga: Nexhmedin Bunjaku Më: 17 maj 2018 Në ora: 11:43
Nexhmedin Bunjaku

Nëse nuk është ndonjë spekulim i portaleve për ndarjen e vetëm 100 biletave për tifozerinë e klubit të futbollit Drita ‘Intelektualët”, atëherë ky do të jete kulmi i turpit i vendimmarrësve të këtij hapi. Nëse një vendim i tillë merret nga kahdo dhe kushdo qoftë, që nuk ka të bëjë fare me rregulloren, kjo është shkelje drastike dhe mohim i së drejtës të edhe një tifozi për të përcjellur një ndeshje futbolli, me çka shkelen standardet dhe kriteret por edhe autoriteti i një tifozi.

Ndeshjes se shumëpritur te dy skuadrave me të suksesshme në këtë kampionat, dashakeqet e futbollit, me këtë vendim (nëse nuk është ndonjë spekulim), po duan t’ia zbehin karakterin, shijen dhe epitetin e një derbi të madhe.

z. Qollaku, ju e dini fort mirë se tifozeria ‘Intelektualët’, janë tifozeria më e madhe në rajon, këtë e kane dëshmuar sa e sa herë duke udhëtuar edhe jashtë Gjilanit e ku në shumicën e rasteve pra në shumë stadiume, ‘Intelektualët’ kanë qenë me masovik se vetë tifozët vendas, duke mos llogaritur edhe derbin e madh të Anamoravës në mes dy klubeve gjilanase.

Pra, keni kujdes në marrjen e vendimeve që drastikisht shkelin rregulloren dhe statutin, sepse mbi supe do të keni përgjegjësi të madhe. Nuk keni të drejtën, dhe nuk mundeni t’i mohoni të drejtën një klubi, duke shkelur me dy këmbë mbi rregulloren e punës, rregullat dhe vetë autoritetin e tifozit. Ju prijës të FFK-së, në njërën anë thërrisni tifozerinë që të mbushin stadiumet apo të jenë sa me masovik nëpër ndeshjet e futbollit, në anën tjetër me vendime të çoroditura ua ndaloni të drejtën e tyre për të qenë prezent në ndeshje.

Mos iu frikoni Armatës së madhe të ‘Intelektualëve’, sepse këta kanë dhënë provimin sa e sa herë për anim korrekt, disiplinë dhe kulturë të lartë sportive, kanë përvojën e sjelljeve në derbi dhe në ndeshje jetike, këtë e kanë dëshmuar edhe para syve tuaj zoterinj të FFK-së. Lejoni të luhet futbolli lirshëm, lejoni ‘Intelektualët’ dhe ‘Plisat’ të shijojnë dhe të kënaqen me koreografitë e tyre, lejoni që ky derbi të mbahet në mend një kohë të gjatë për së miri, mos ndërhyni aty ku nuk e keni të drejtën. Le të fitojë më i miri, le të fitojë futbolli, UEFA po na shikon.

Autori është ish futbollist i Dritës nga Gjilani dhe ish gjyqtar i futbollit

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat