Griezmann: Dua të festoj trofeun me Atleticon, nuk flas për të ardhmen

Futboll

Griezmann: Dua të festoj trofeun me Atleticon, nuk flas për të ardhmen

Më: 17 maj 2018 Në ora: 12:54
Antoine Griezmann

Sulmuesi francez po kërkohet me ngulm nga Barcelona.

Antoine Griezmann ishte protagonisti kryesor në fitoren 3:0 të Atletico Madridit përballë Olympique Marseille në finalen e Ligës së Evropës.

Francezi realizoi dy golat e parë të “Los Colchoneros”, që mund të jenë edhe dy të fundit me këtë fanellë, pasi flitet se ai mund të largohet drejt Barcelonës gjatë verës.

Por, vetë Griezmann refuzon të flasë për të ardhmen, pasi sipas tij është e rëndësishme ta shijojë triumfin me Atleticon.

“Jam shumë i lumtur për golat dhe fitoren”, theksoi ai.

“Shpresoj shumë që të përjetoj sa më shumë mbrëmje të tilla në karrierën time.

“Nuk është momenti të flasim për gjëra të tjera. Tani le të festojmë pak, sepse më pas do të duhet të fillojmë përgatitjet për në kampionatin botëror”, ka thënë Griezmann.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat