Gjiganti i Premierligës me ofertë prej 135 mln euro për Hazardin

Futboll

Gjiganti i Premierligës me ofertë prej 135 mln euro për Hazardin

Më: 18 maj 2018 Në ora: 18:44
Eden Hazard

Manchester City janë të gatshëm të hyjnë në garë për transferimin e Eden Hazard, nëse ky i fundit vendos të largohet nga Chelsea këtë verë.

‘The Sun’ raporton se reprezentuesi belg do të shikojë investimet që do të bëjë Chelsea pas mbetjes jashtë zonës së Ligës së Kampionëve, për të vendosur pastaj për të ardhmen.

Në anën tjetër, City po kërkon të krijojë një skuadër edhe më të fortë për sezonin tjetër, duke mos hezituar të shpenzojnë deri në 135 milionë euro për Hazard.

Përveç kësaj, kampionët e Premierligës janë të gatshëm t’i ofrojnë Hazardit deri në 300 mijë euro në javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat