Juventus e rikthen Verrattin në Serie A

Futboll

Juventus e rikthen Verrattin në Serie A

Më: 18 maj 2018 Në ora: 21:59
Marco Verratti

E ardhmja e Marco Verrattit është gjithnjë e më shumë larg Parisit, pas thuajse 6 sezonesh në kryeqytetin francez.

Mesfushori italian ka ndërruar edhe menaxher tashmë dhe Mino Raiola po punon për t’i siguruar një tjetër destinacion.

Fillimisht kartoni i Verrattit i është ofruar Realit dhe Barcelonës, por madrilenët kanë refuzuar, ndërsa katalanët nuk kanë qentë të gatshëm të paguajnë aq sa ofruan edhe sezonin e kaluar.

Gjithsesi në orët e fundit ka dalë në skenë Juventusi, që pas Emre Can, po kërkon një tjetër mesfushor për të kompletuar repartin. Kjo pasi bardhezinjtë po përballen me largimin e Marchisios, por me shumë mundësi edhe të Khedirës, ndërsa para mbrojtjes nuk kanë një alternativë të rëndësishme përveç Miralem Pjaniçit.

Por ajo që mbetet për t’u diskutuar është çmimi i kartonit, pasi PSG-ja vështirë se do të hiqte dorë pa rreth 100 milionë euro, shifër që nga ana tjetër bardhezinjtë nuk duken të gatshëm ta paguajnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat