Çfarë paradoksi, më të fortat kundër Juventus janë Benevento dhe Verona!

Futboll

Çfarë paradoksi, më të fortat kundër Juventus janë Benevento dhe Verona!

Më: 20 maj 2018 Në ora: 00:51
ilustrim

Të mbyllësh kampionatin në vend të fundit dhe në vend të parafundit nuk është maksimumi. Por duhet thënë se duke parë atë që kanë shprehur në fushën e lojës Benevento dhe Verona kanë dueluar deri në fund me të gjitha mundësitë e tyre, duke ia ndërlikuar “jetën” të 18 ekipeve të tjera.

Tani që kampionati është mbyllur, dy ekipet që vitin e ardhshëm do të luajnë në Serie B kanë arritur një rekord absurd.

Me golin e Cerci në Torino, Verona arrin Benevento si skuadrat e vetme në gjendje për t’i shënuar Juventus në të dyja fazat e kampionatit italian. Vlen për t’u përmendur se asnjë gol nuk ka pësuar Buffon në këto katër ndeshjes!

Benevento pati edhe nderin të shënoi e para në “Allianz Stadium”, në ndeshjen e fazës së parë, me olin e Ciciretti, i cili mposhti Szczeny me një goditje dënimi. Gjithsesi, Juventus arriti të përmbysë gjithçka edhe pse vuajti për 60 minuta. Në ndeshjen e fazës së dytë, të besuarit e Allegri fituan 4-2, por u barazuan dy herë përkohësisht nga ekipi i De Zerbi me dy golat e Diabate.

Në fund të vitin 2017, Verona barazoi përkohësi në “Bentegodi” ndaj Juventus, me golin e një “ish”, Caceres, por Juve fitoi 3-1 me dopjetën e Dybala. Në ndeshjen e sotme, Juve fitoi 2-1, por sërish arriti të shënojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat