Berisha, 'shqiponja' që po çmend Austrinë, por nuk do të jetë pjesë e Kosovës... - Bota Sot
Berisha, 'shqiponja' që po çmend Austrinë, por nuk do të jetë pjesë e Kosovës...

Futboll

E martë, 20 nëntor 2018

Berisha, 'shqiponja' që po çmend Austrinë, por nuk do të jetë pjesë e Kosovës...

Më: 21 maj 2018 Në ora: 11:35
Valon Berisha me shqiponjë

Kur Valon Berisha shënon dhe fillon të festojë golin, ai hap krahët e tij para gjoksit, sikur në një ekstazë, përhap gishtërinjtë dhe lëviz duart ngadalë e pa problem, ashtu si krahët, lart e poshtë. Gjesti i kujton krahët e një shqiponje. Një shqiponjë, si ajo e zeza me një sfond të kuq, e cila, gjithashtu, zbukuron flamurin shqiptar.

Prindërit e Valon Berishës janë nga Kosova dhe u arratisën në Skandinavi para lindjes së djalit. “Shtëpi do të thotë familje për mua, – thotë ai.  – Në zemër, ajo është gjithmonë afër meje, sepse pa mbështetjen e saj, unë nuk do të isha aty ku jam sot”.

Një nga tregimet prapa “mrekullisë së Salzburgut” të mirënjohur është edhe ajo e motorrit të mesfushës, Valon Berisha. Është historia e një ish-fëmije refugjat, që nga kushtet modeste, shumë të pasigurta, tani është gati për të pushtuar botën shumë të madhe të futbollit.

I angazhuar nga klubi norvegjez, Viking Stavanger, gjashtë vite më parë, Berisha, tani 25 vjeç, është zhvilluar në një nga lojtarët më të qëndrueshëm në Budesligën Austriake, si pjesë e Red Bull Salzburg.

Por, pasi klubi i Mateschitz (pronari i RedBull) marshoi deri në gjysmëfinale të Ligës së Europës, klubet më të mira, të tillë si Liverpool, apo të tjerë nga Gjermania dhe Italia, u bënë të vetëdijshëm për lojtarin teknik. Nëse tarifa e transferimit është e lartë, atëherë një ndryshim joshës për lojtarin dhe klubin në merkaton e verës është i sigurtë.

Berisha është lojtari i huaj me më shumë ndeshje në ekipin e Salzburgut, me 167 të tilla. 5 herë kampion radhazi dhe fitues i 4 Kupave të Austrisë radhazi. 2 herë “Lojtari i Vitit” në Kosovë. Berisha zbulon edhe një fakt tjetër. Ai nuk do të jetë pjesë e Kosovës në miqësoret e radhës, njëra prej të cilave ndaj Shqipërisë, në tokën zvicerane, sepse është i dëmtuar në kavilje.
Nga Salzburgu, Fatlum Kurtaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test