Fëmija gëzohet shumë kur sheh në televizion gjyshin e tij. Një rast interesant i ka ndodhur trajnerit të mirënjohur Ajet Shoshollit. Ai gjatë një interviste në televizion ka befasuar mbesën e tij, kjo e fundit nga gëzimi hidhet në përqafim të ekranit!
Këto janë rastet e rralla, ndërsa Shosholli mburret me mbesën e tij dhe madje edhe që ka qenë kryetrajneri i parë i KF Prishtinës kur ishte në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë dhe ishte selektori i parë i kombëtares së Kosovës pas mevetësimit të futbollit tonë nga ai serbosllav.