"Mjaft me Champions League", vjen propozimi i çmendur nga presidenti i klubit italian

Futboll

"Mjaft me Champions League", vjen propozimi i çmendur nga presidenti i klubit italian

Më: 23 maj 2018 Në ora: 00:07
Kupa e Champions League

“Të heqim dorë nga Champions League dhe të krijojmë një kampionat europian me 20 skuadrat më të mirë”. Ky është propozimi i çmendur i presidentit të Napoli-t, Aurelio de Laurentiis.

Numri një i napolitanëve, në fakt, ëndërron “një kampionat me vajtje-ardhje. Ndeshjet do të luhen të mërkurën dhe të enjten”. Një ide që mund të duket interesante, por e pamundur për t’u realizuar për shkak të kalendarit.

Në fakt, çdo skuadër do të duhej të luante 76 ndeshje në harkun e një sezoni: 38 në kampionatin e menduar nga De Laurentiis dhe 38 të tjera për kampionatet kombëtarë.

Për këtë arsye, kjo ide duket se do të mbetet e tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat