Kosova në Durrës për t'i mbushur bateritë

Futboll

Kosova në Durrës për t'i mbushur bateritë

Më: 23 maj 2018 Në ora: 12:42
Pamje nga stërvitja

Pas grumbullimit të para një muaji kryesisht me futbollistë vendor, Kombëtarja U-19 e Kosovës, sërish ka bërë grumbullimin e grupit të futbollistëve edhe të atyre që luajnë në klubet evropiane dhe pas një stërvitje që patën dje në stadiumin “Ekrem Graiçevci” në Fushë Kosovë, ata sot u nisën drejt Durrësit. Kombëtarja U-19 do të qëndrojë në Durrës deri më 26 maj, dhe do të i zhvillojë dy ndeshje me Kombëtaren U-19 të Shqipërisë. Të parën më 24 maj në “Elbasan Arena” në orën 16.00 dhe të dytën më 26 maj në “Loro Boriqi” në Shkodër në orën 17.00 . Kështu që dy përzgjedhësit Ramiz Krasniqi i Kosovës dhe Erijon Bogdani i Shqipërisë kanë rastin të testojnë dhe të përzgjedhin më të mirët krejt këtë parapërgatitje për kualifikimet për Kampionatin evropian. Para nisjes, përzgjedhësi i Kombëtares U-19 Ramiz Krasniqi, u shpreh: "Ne kemi filluar përgatitjet për Kampionatin evropian.

Majin e kaluar patëm një grumbullim dhe tash kemi grumbullimin e dytë dhe në programin tonë është edhe grumbullimi i tretë në fund të gushtit para se të shkojmë në kualifikime. Nga të gjitha këto grumbullimet ne po besojmë dhe shpresojmë të bëjmë përzgjedhjen më të mirë të mundshme. Këto përgatitje dhe këto ndeshje miqësore do ta na shërbejnë të shohim cilësitë individuale, por dhe kolektive si ekip në mënyrë që të japim maksimumin në kualifikime. Kemi mjaft futbollistë cilësor por që nevojitet një punë permanente për të arritur qëllimin”.

Lista e ekspeditës së Kombëtares U-19

Ramiz Krasniqi, përzgjedhës

Nazmi Rama, trajner

Xhelaledin Karabegu, trajner i portierëve

Futbollistët

Flamur Gashi
Edison Rexhepi
Albion Pllana
Adonis Zeqiri
Art Maloku
Bernar Kastrati
7. Arlind Ademi
Lot Celina
 Leonit Vitija

10. Alban Shabani
11. Andi Seferi
12. Alban Kadriju
13. Ilir Krasniqi
14. Maxi Rugova
15. Leutrim Reka
16. Enis Kavkazi
17. Bleon Sekiraqa
18. Gentrit Limani
19. Nikson Mema
20. Bleart Tolaj
21. Riza Zhdrella

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat