Flamurtari në epërsi pas pjesës së parë

Futboll

Flamurtari në epërsi pas pjesës së parë

Më: 23 maj 2018 Në ora: 16:51
Flamurtari

Flamurtari dhe Vushtrria janë duke e zhvilluar ndeshjen e barazhit në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.

Skuadra e Vushtrrisë filloi më mirë ndeshjen duke pasur një rast ideal por shtylla ishte ajo që ndali goditjen e sulmuesit të Vushtrrisë, Labinot Osmanin.

Ishte skuadra e Flamurtarit ajo që shënoi në pjesën e parë me anë të Almir Ajrezaj i cili shënoi një gol me një goditje nga larg. Më pas skuadra e Vushtrrisë u mundua gjatë gjithë kohës të barazoi rezultatin por ishte e pamundur që kjo të ndodhë.

Mbeten edhe 45 minuta tjerë për tu zhvilluar për të kuptuar se a do të jetë skuadra e Flamurtarit ajo që do të qëndrojë në Superligë edhe për sezonin e ardhshëm apo skuadra e Vushtrrisë do të hyjë në Superligën e Kosovës në futboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat