Flamurtari mbetet në elitë, mundi me penallti Vushtrrinë - Bota Sot
Flamurtari mbetet në elitë, mundi me penallti Vushtrrinë

Futboll

E premte, 19 tetor 2018

Flamurtari mbetet në elitë, mundi me penallti Vushtrrinë

Nga: Kemajl Goca Më: 23 maj 2018 Në ora: 18:53
Nga atmosfera

Flamurtari i Prishtinës shënoi fitore me penallti me rezultat 6:5 kundër Vushtrrisë. Flamurtari mbetet në elitë, kurse Vushtrria do të vazhdojë edhe më tutje në Ligën e Parë të Kosovës. Sfida mes Vushtrrisë dhe Flamurtarit të Prishtinës në kohën e rregullt përfundoi baras (1:1), por as vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk sollën ndryshim rezultati dhe penalltitë përcaktuan fituesin. Ndeshja ka qenë e fortë dhe është zhvilluar në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ku ishin të pranishëm mbi 3.000 shikues.  Kjo ishte ndeshje e barazhit, Flamurtari si i dhjeti në renditje në elitë dhe Vushtrria në pozitën e tretë në Ligën e Parë të Kosovës, që luftuan për elitë.  Te dyja skuadrat dhanë maksimumin, por kuqezinjtë ishin me fat pas penalltive. Në minutën e tretë, Dior Zabërgja humb rast ideal për Vushtrrinë, Granit Ahmeti shpëton gol të sigurt. Sulmuesi Labinot Osmani godet, por shtylla e majtë shpëtoi Flamurtarin pikërisht në minutën e 10-të.

Pas pesë minutave (15) Almir Ajzeraj nga rreth 25 metra me një goditje të fortë kaloi në epërsi (1:0) ‘flamurtarët’. Kur pritej se Flamurtari do të fitojë në kohën e rregullt, pasi që ishin në epërsi deri në minutën e 84-të, doli në skenë Jetmir Topalli dhe barazoi rezultatin 1:1.  As vazhdimet nuk sollën fitues dhe me penallti dolën me të suksesshëm Flamurtari, duke ngadhënjyer me 6:5.  Nga penalltitë shënuan për Vushtrrinë: Osmani, Prishtina, Ibrahimi, Halimi, Maxhuni; dështoi Dragusha – për Flamurtarin: Ahmeti, Shabani, Sahiti, G. Ahmeti, Ajzeraj, Shillova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test