Iniesta i pazëvendësueshëm te Barcelona

Futboll

Iniesta i pazëvendësueshëm te Barcelona

Më: 24 maj 2018 Në ora: 12:58
Andres Iniesta

Mesfushori spanjoll sot ka zyrtarizuar kalimin e tij te klubi japonez Vissel Kobe.

Andres Iniesta i dha lamtumirën Barcelonës në përfundim të këtij stinori, duke vendosur ta vazhdojë karrierën në Japoni.

Largimi i tij do të lërë një boshllëk të madh në mesfushën e katalansve dhe këtë e tregon edhe vetë futbollisti i Barçës, Denis Suarez, sipas së cilit Iniesta është i pazëvendësueshëm.

“Një zbrazëtirë e madhe ka mbetur në skuadër, si në aspektin sportiv, personal po ashtu edhe njerëzor me largimin e kapitenit tonë”, ka thënë Suarez.

“Andres do të kujtohet gjithnjë si një legjendë për atë që ka dhënë për klubin”.

“Mendoj se do të jetë e pamundshme që ai të zëvendësohet me një futbollist tjetër dhe do të jetë e vështirë të mësohemi pa të”, ka theksuar ai

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat