Ndërtohet stadiumi në Pozhoran - Bota Sot
Ndërtohet stadiumi në Pozhoran

Futboll

E martë, 23 tetor 2018

Ndërtohet stadiumi në Pozhoran

Nga: Aziz Zuka Më: 24 maj 2018 Në ora: 17:35
Në Pozharan filluan punimet për rivitalizimin e stadiumit

Më në fund pas disa muajsh zvarritjeje, në Pozharan kanë nisë punët përkatësisht është vënë gurthemeli për ndërtimin e stadiumit të futbollit “Ibrahim Kurteshi”. Në ceremoninë e fillimit të punëve në rivitalizim të këtij stadium, ku ndeshjet i zhvillon KF “Vllaznia” ish anëtare elitës së Kosovës e cila sivjet shënon 45 vjetorin e ekzistimit, ishin prezent një numër i madh i qytetarëve, sportdashësve dhe të tifozerisë së Vllaznisë të quajtur “Tigrat e zi”.  Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë por edhe Feriz Pira, ndër themeluesit e parë të klubit të futbollit “Vllaznia” dhe të tjerë kanë hedhur në Pozheran gurthemelin për ndërtimin e stadiumit “Ibrahim Kurteshi. Përndryshe në këtë stadium deri me tani stërvitjet dhe ndeshjet i ka zhvilluar KF “Vllaznia” e cila ka arritur suksese, duke garuar edhe në Superligën e Kosovës, por që nuk mundi të mbijetojë  më gjatë se një vit pikërisht për shkak se të gjitha ndeshjet i zhvilloi si mysafire në mungesë të një stadiumi i cili do ti plotësonte kushtet për gara në Supërligë.

Kryetari i Komunës ka folur rreth punës së institucioneve komunale për angazhimin e tyre në ndërtimin e këtij stadiumi. “ Ne si komunë kemi arritur më në fund të përfundojmë procedurat dhe atë së bashku me Ministrinë e Kulturës, që të fillojmë me ndërtimin e stadiumit i cili bazuar në projekt  do të këtë zhveshtoret moderne, tribunat për rreth 3 mijë shikues si dhe fushën sintetike dhe atë si bashkëparticipim në këtë projekt”, u shpreh Haliti.  Ai bëri me dije se me projektin e paraparë do të rregullohet fusha sportive, tribunat dhe zhveshtoret duke shpresuar se ndërtimi i stadiumit do të përfundoj në planin e paraparë dhe me cilësinë e duhur.  Haliti ndër tjerash shtoj se ai mbetet i përkushtuar të krijoj hapësira të mira për zhvillimin e disiplinave sportive. Kurse Shpend Musa, Kryetari i KF “Vllaznia” ka falënderuar kryetarin Haliti dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe të tjerë për këtë projekt duke potencuar se ky projekt është pritur me padurim nga KF “Vllaznia” dhe tifozët si dhe qytetarët e Pozharanit, por jo vetëm kaq ndërtimit të këtij stadium u janë gëzuar edhe sportdashësit nga të gjitha fshtrat e komunës së Vitisë të cilat gravitojnë në këtë lokalitet më të madh të Vitisë dhe njërit nga më të mëdhenjtë në Republikën e Kosovës. Ndryshe bazuar në projektin e tenderuar , rivitalizimi i këtij stadiumi  të futbollit do të këtë një kosto prej rreth 420  mijë euro dhe është projekt dyvjeçar e duhet të kryet në vitin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test