Shqipëria mund Kosovën

Futboll

Shqipëria mund Kosovën

Më: 25 maj 2018 Në ora: 11:02
Shqipëria U-19

Kombëtarja e Kosovës U19 ka pësuar humbje në miqësoren e parë kundër Kombëtares së Shqipërisë U19, që u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena”, me rezultat 2:1. Të parët në epërsi kaluan futbollistët e Shqipërisë, me golin e shënuar nga Patrik Pasha, në minutën e 21-të. Shifrat i barazoi Gentrit Limani, në minutën e 41-të nga pika e bardhë. Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim. Ndërkohë në pjesën e dytë përkundër lojës së baraspeshuar, në fund Shqipëria arriti të shënojë një gol nga pakujdesia e mbrojtjes së Kosovës, kur Patrik Pasha shënoi golin e tij të dytë në minutën e 81-të. Miqësoren e radhës këto dy kombëtare do ta zhvillojnë, të shtunën, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat