Fotografia e fatit për Real Madridin

Futboll

Fotografia e fatit për Real Madridin

Më: 25 maj 2018 Në ora: 14:59
Cristiano Ronaldo, Marcelo dhe Casemiro

A mundet që një fotografi të shënojë fatet e një ndeshje, ose ndoshta të një veprimtarie të tërë?!

Të paktën kjo është ajo që besojnë Cristiano Ronaldo, Marcelo dhe Casemiro, tre titullarët e Real Madrid, që përsërisin të njëjtën foto në rrjetet sociale, që kur kanë kaluar fazën me grupe të këtij edicioni të Champions League.

Në Paris (1/8-t e finaleve), në Torino (çerekfinale), në Mynih (gjysmëfinale) dhe tani në Kiev për finalen e madhe, tre futbollistët e Real Madrid marrin të njëjtën pozë me Ronaldo në qendër dhe një hap pas tij dy brazilianët Casemiro dhe Marcelo. Treshja është gjithmonë elegante me kostumin zyrtar të klubit.

Mesa duket kjo fotografi është pjesë e sekretit për transfertat e fituara 2-1 ndaj Parisit, 3-0 ndaj Juventus dhe 2-1 ndaj Bayern, por përgjigjen përfundimtare për të vërtetuar skaramancinë e të besuarve të Zidane para se të hipin në avion do ta marrim në Kiev.

Në fund të fundit gjithçka është e vlefshme për të fituar trofeun e tretë radhazi.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat