Sarri bëhet me skuadër të re - Bota Sot
Sarri bëhet me skuadër të re

Futboll

E premte, 19 tetor 2018

Sarri bëhet me skuadër të re

Më: 25 maj 2018 Në ora: 22:09
Maurizio Sarri

Maurizio Sarri është vetëm një hap larg stolit të Chelsea-it.

Roman Abramovich ka vendosur tashmë, do të jetë ish tekniku i Napolit pasuesi i Antonio Contes në stolin e Bluve të Londrës me këtë të fundit që pritet të shkarkohet zyrtarisht nga detyra pavarsisht suksesit në FA Cup. Në orët e fundit agjentët e Sarrit, Pellegrini e Ramadani kanë takuar drejtuesit e Chelsea-it duke arritur marrëveshjen.

Sarri do të firmosë një kontratë 4-vjeçare me skuadrën londineze nga e cila do të përfitojë rreth 6 milionë euro në sezon, ndërkohë që i është premtuar një merkato e fuqishme dhe mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj mund të jetë dhurata e parë për Sarrin. Kalimi i ish trajnerit të Napolit te Chelsea tashmë është vetëm çështje orësh, teksa mungon vetëm zyrtarizimi i cili mund të vijë në orët ardhshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test