Mesfushori i Brescia-s: Kombëtarja një ëndërr e bërë realitet, jap gjithmonë maksimumin

Futboll

Mesfushori i Brescia-s: Kombëtarja një ëndërr e bërë realitet, jap gjithmonë maksimumin

Më: 26 maj 2018 Në ora: 19:00
Mesfushori i Brescia-s

Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet e saj në Zyrih të Zvicrës për ndeshjet miqësore me Kosovën dhe Ukrainën. Pjesë e përfaqësueses sonë është edhe Sindrit Guri, i cili e vesh për herë të parë fanelën kuqezi, falë edhe paraqitjes së shkëlqyer që bëri këtë sezon me Kukësin.

“Ky vit ka qenë shumë i mirë për mua. Shfrytëzova momentet e mira me Kukësin dhe tani jam në Kombëtare. Do të jap maksimumin tim”, u shpreh Guri.

I përfshirë në kombëtare është edhe futbollisti i Brescias, Emanuele Ndoj i cili theksoi se do të japë më të mirën e tij nëse trajneri vendos ta aktivizojë atë.

“Është një ëndërr të jesh pjesë e Kombëtares së madhe. Do të jetë trajneri ai që do të vendosë nëse do të luaj apo jo. Unë do të jap maksimumin tim për ato minuta që do të më jepen në dispozicion”, tha Ndoj.

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen me Kosovën në datën 29 maj, ndërsa në 3 qershor ajo do të luajë ndaj Ukrainës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat