Dëmtimi i rëndë në shpatull, Salah rrezikon Botërorin

Futboll

Dëmtimi i rëndë në shpatull, Salah rrezikon Botërorin

Më: 27 maj 2018 Në ora: 06:52
Foto nga ndeshja

Ylli egjiptian i Liverpul, Mohammed Salah mbrëmjen e djeshme mori një dëmtim të rëndë në shpatull në finalen e Champions-it kundër Real Madrid. Përveç se humbi finalen, një lajm tjetër tronditës vjen nga BBC. Salah mund rrezikon të humbasë edhe Botërorin. Sipas agjencisë britanike, diagnoza e parë që kanë dhënë mjekët e Liverpulit është se egjiptiani e ka nxjerrë shpatullën.

Në minutën e 30-të Salah u largua nga fusha e lojës me lotë në sy, pas një ndërhyrje të gabuar të Serxho Ramos, duke dëmtuar kështu rëndë krahun. Futbollisti shkoi menjëherë në spital pasi mbaroi pjesa e parë e ndeshjes. Do të ishte një humbje e madhe për futbollin në rast se Salah nuk do të luante në Botëror. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat