Juventusi ëndërron rikthimin e Pogba

Futboll

Juventusi ëndërron rikthimin e Pogba

Më: 28 maj 2018 Në ora: 10:00
Paul Pogba

Është Paul Pogba ëndrra e madhe e merkatos për Juventusin. Mesfushori francez ka vendosur të largohet nga Manchester United në mërkaton e kësaj vere dhe në Torino po projektojnë rikthimin e madh të djaloshit të artë të cilin Juventusi e shiti te Djajtë e Kuq, përpara 2 sezonesh për shifrën e çmendur të 105 milionë eurove.

Me kërkesë të trajnerit Massimiliano Allegri tashmë bardhezinjtë dëshirojnë ta kenë sërish në skuadrën e tyre Paul Pogba-në.

Cilësitë e francezit janë të padiskutueshme por Juventusi kërkon ta përdorë mesfushorin edhe si një brand, pasi ai është njeriu perfekt për të përmirësuar imazhin e klubit në tregun amerikan dhe atë aziatik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat