Kërcënohet me vdekje

Futboll

Kërcënohet me vdekje

Më: 28 maj 2018 Në ora: 12:13
Karius

Pas gabimeve që portieri i Liverpool, Karius bëri gjatë finales së Champions League, duke i dhuruar dy gola Real Madrid-it, drama për të nuk ka të përfunduar.

Edhe pse Karius ishte i vetëdijshëm për atë çka bëri dhe menjëherë pas ndeshjes ka kërkuar falje klubit dhe tifozëve, përsëri një "lum" komentesh negative madje edhe kërcenime me jetë janë shkruar drejt tij në rrjetet sociale.

Kërcënimet kanë qënë aq të shumta sa policia e Mersejsajdit, ka nisur hetimet dhe mbikqyrjen e portierit për ndonjë sulm të mundshëm ndaj tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat