Tirana bën planin

Futboll

Tirana bën planin

Më: 28 maj 2018 Në ora: 12:23
Tirana bën planin

Tirana ka filluar zyrtarisht që të mendojë për merkaton. Edhe pse në klub janë më shumë se të rezervuar për emrat, më- sohet se drejtuesit momentalisht janë të përqendruar tek afrimi i 4 lojtarëve. Dy qendërmbrojtës mbeten prioritet i projektit “Superiore”, por kërkimet kanë nisur edhe për një fantazist, gjithnjë nëse do të gjejnë të duhurin.

Për të plotësuar “pokerin” e përforcimeve, duhet edhe një sulmues goli. Edhe pse bardheblutë kanë tre lojtarë që kanë dëshmuar vlera për këtë repart, si Greca-Ngoo-Sentamu, një i katërt nuk do u bënte kurrë keq dhe sidomos kur pretendimet pas rikthimit në mesin e më të mirëve janë madhore. Lakmohet titulli i munguar prej gati një dekade, e megjithatë synimi fillestar do të jetë zona “Euro”.

Dhe për të siguruar majat e renditjes, duhet që fillimisht të ndërtojnë një organikë cilë- sore. Bazën sigurisht që e kanë, por gjithsesi në klub nuk kanë ndërmend që ta nisin kampionatin vetëm me këtë grup. Kërkimet kanë nisur tashmë dhe të kushtëzuar prej rregullit të të huajve, është menduar që ta zhvendosin vëmendjen te lojtarët kosovarë dhe ata maqedonas, të cilët në Shqipëri nuk konsiderohen ekstrakomunitarë.

Vlen të saktësohet se “pazari” nuk do të bëhet konkretisht në këto vende, pasi “grepat” janë hedhur në kampionatet  europiane, atje ku luajnë futbollistë me këto pasaporta. Ekziston një listë lojtarësh që janë përzgjedhur, por ende nuk mund të flasim për negociatat, e aq më pak për zyrtarizime. Koha premton, pasi edicioni i ri do të startojë më 19 gusht, ndaj edhe drejtuesit duan ta marrin shtuar.

Sigurisht që merkatoja nuk do të mbyllet vetëm me 4 blerje, pasi organika do të plotësohet edhe me ndonjë lojtar që do të vështrohet nga tregu shqiptar dhe konkretisht mund të “peshkohet” në Korçë në rast se vendimi i KASit lë në fuqi dënimin e UEFAs për Skënderbeun.

Por ndoshta këto do të jenë alternativa, për të mos i shkaktuar trajnerit “dhimbje koke” në rast dëmtimesh apo pezullimesh. Sakaq, as tregu i huaj nuk është përjashtuar si mundësi. Aktualisht i kanë 4 lojtarë, megjithatë nuk do t’i thoshin kurrë “jo” ndonjë okazioni, sikundër ngjau verën e shkuar me anglezin Majkëll Ngoo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat