Haliti ndahet me Feronikelin

Futboll

Haliti ndahet me Feronikelin

Nga: Kemajl Goca Më: 28 maj 2018 Në ora: 16:29
Ahmet Haliti

Futbollisti Ahmet Haliti konfirmon se është ndarë me ekipin e Feronikelit nga Drenasi. “Më nuk do të jem pjesë e klubit Feronikeli ku kalova 2 vite shumë të mira. I falënderoj shumë kryesinë e vjetër e cila ishte më meritore që u bëra pjesë e ‘Niklit’, ndërsa kryesisë së re dhe në veçanti Kryetarit ju dëshiroj shumë suksese në vazhdim dhe i falënderoj për korrektësinë. Falënderoj shumë tifozët e skuadrës për përkrahjen që më dhanë mua dhe skuadrës gjatë këtyre viteve dhe gjithë qytetarët e Drenasit”, shkruan Haliti.  Feronikeli zuri vendin e  gjashtë me 48 pikë në edicionin e sapo përfunduar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat