Duka: Ne do ta tentojmë Europianin edhe nga dera edhe nga dritarja

Futboll

Duka: Ne do ta tentojmë Europianin edhe nga dera edhe nga dritarja

Më: 28 maj 2018 Në ora: 17:23
Duka

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, i ndodhur në Zvicër ku është grumbulluar edhe ekipi përfaqësues, foli për Supersport për këto ndeshje të fundit para fillimit të Ligës së Kombeve, por edhe një koment për Superioren dhe ekipet në përgjithësi.

“Po përgatitemi për 2 ndeshjet e fundit para Ligës së Kombeve. Nuk është se kemi pasur një stabilitet. Panuçi ka bërë ndeshje miqësore, grumbullime, ka parë të gjithë futbollistët. Mendoj se është gati për të dhënë gjithçka në Ligën e Kombeve, më pas në eliminatore.

Ne do ta tentojmë Europianin edhe nga dera edhe nga dritarja. Dera është nga kualifikueset, dhe dritarja nga Liga e Kombeve, pasi kjo e fundit është shumë e vështirë. Por, do ta tentojmë seriozisht hyrjen në Europian, i kemi të gjitha mundësitë. Baza është pothuajse po ajo, po ato që kanë luajtur në Europian, por kemi edhe prurje kualitative që do e ndihmojnë skuadrën.

Abazaj ka kohë që kontribuon mirë tek Luftëtari, por edhe te ekipet zinxhir të Kombëtares. Guri gjithashtu te Kukësi. Është risi që dy futbollistë të edukuar në shkollat shqiptare, të shiten në Europë.

Libohova po e ndjek punën për ndërtimin e Ligës Profesioniste, jemi pothuajse në fund. Klubet kanë rënë dakord për krijimin e kësaj lige, dhe shpresoj që para fillimit të sezonit të ri, të marrë edhe formën juridike.

Sezonin e kaluar të gjithë morën atë që meritonin. Të gjithë do kishin keqardhje për një klub si Vllaznia, që bie nga kategoria pas kaq shumë vitesh, aq më shumë unë. Për sa i përket lojtarëve të huaj, është një balancë e vështirë. Aq sa janë sot në fushë, mendoj se janë mirë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat