Panucci kundër Kosovës

Futboll

Panucci kundër Kosovës

Më: 28 maj 2018 Në ora: 19:13
Panucci

Përzgjedhësi  i kombëtares së Shqipërisë, Christian Panucci, flet para sfidës miqësore kundër Kosovës. A është sfida me Kosovën, edhe një betejë në kuadrin e përthithjes së talenteve? "Nesër është një ndeshje miqësore, ku si unë, ashtu edhe trajneri i Kosovës, kemi synim për të eksperimentuar dhe për të marrë sinjale sa më të mira, në kuadër të ndeshjeve të Nations League. Sa i përket talenteve, shqiptarët janë të ndarë në 3 shtete dhe unë kam emisarët e mi, me të cilët përpiqem t’i ndjek që të gjithë. Më pas nëse shoh elementë të mirë, ju prezantoj thirrjen për t’iu bashkuar Shqipërisë, por zgjedhja u takon atyre", tha ai. Pas humbjes me Norvegjinë, e shikoni si detyrim fitoren ndaj Kosovës?
"Duhet të jemi seriozë në atë që bëjmë dhe të japim maksimumin në çdo ndeshje. Verdiktin e jep fusha, por ne futemi gjithmonë në lojë për të fituar, ndonëse në lojë janë 3 rezultate. Për mua rëndësi ka të vlerësojmë maksimalisht çdo kundërshtar dhe të japim më të mirën, pastaj rezultati del disi në plan të dytë", thotë Panucci. A janë zgjedhur kundërshtarët e miqësoreve, që të jenë të përafërt me ato të Ligës së Kombeve?
Kemi zgjedhur dy kundërshtarë, një të fortë dhe një më pak të fortë, për të parë se si do të mund të komportohemi në fushë. Norvegjia ka qenë një kundërshtar që luan përafërsisht si Skocia dhe në atë ndeshje kemi qenë në lojë deri në fund. Pavarësisht se kishim shumë lojtarë që nuk luanin në skuadrat e tyre, ishim në lojë dhe mund të shmangnim humbjen", ka thënë Panucci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat