Agjenti i Jordi Alba-s “thumbon” Barcelona-n

Futboll

Agjenti i Jordi Alba-s “thumbon” Barcelona-n

Më: 29 maj 2018 Në ora: 21:59
Jordi Alba

Agjenti i Jordi Alba-s pretendon se mbrojtësi i majtë ka 18 muaj që pret të fillojnë negociatat me Barcelona-n për një rinovim të premtuar të kontratës.

Spanjolli ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare më 2015, ku përfshihet edhe një klauzolë lirimi 150 mln euro.

Përfaqësuesi i tij, Vicent Fores, thotë se klubi nuk e ka mbajtur fjalën për një rinovim të 29-vjeçarit.

“Raul Sanllehi (ish-drejtori sportiv) ishte akoma në klub dhe na tha të mos merakosemi pasi do të na telefonojnë për të rinovuar. Por jemi akoma në pritje. Kanë kaluar një vit e gjysmë tashmë.

“Nuk kuptojmë asgjë, mbase është normale për Barça-n por ose nuk janë të lumtur me paraqitjet e tij ose nuk e di se çfarë të them…

“Atij i kanë mbetur edhe dy vite kontratë dhe do të shohim se çfarë do të bëhet, por ne jemi të qetë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat